Home / Uncategorized / 300 Milion Euro Investime Për Ushtrinë E Kosovës: 300 Transporterë Dhe 100 Tanke Në Dispozicion, Ankth Për Serbinë

300 Milion Euro Investime Për Ushtrinë E Kosovës: 300 Transporterë Dhe 100 Tanke Në Dispozicion, Ankth Për Serbinë

Mediat në Serbi e kanë bërë top-temë nismën e institucioneve kosovare për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Gazetat serbe po shkruajnë se Kosova do të blejë 100 tanke, 300 transporter e sistem anti-raketor, përmes një buxheti prej 300 milionë euro.

Gazeta serbe ‘Informer’ shkruan se SHBA i ka lejuar shqiptarët e Kosovës të krijojnë një ushtri dhe të blejnë armë në vlerë prej 300 milionë euro, përcjell gazetametro.net.

“Në tri vitet e ardhshme autoritetet në Prishtinë, do të blejnë armë me vlerë 300 milionë euro për ushtrinë e tyre. Kujtojmë, çmimi i tankeve të përdorura dhe të personelit të blinduar transportues shkon nga gjysmë milioni deri në tre milionë dollarë. Njëkohësisht, armët anti-forcave të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake mund të blihet me një çmim të volitshëm nga ish-republikat sovjetike, si dhe nga vendet e NATO-s, të cilët duan të heqin qafe armët e tyre të vjetëruara”, shkruan kjo gazetë, duke analizuar potencialin e Kosovës për të u pajisur me armë, të cilat serbët pretendojnë se do të blihen ekskluzivisht për ta siguruar shtetin e Kosovës nga Serbia, e cila vazhdon ta pretendojë si pjesë të sajën.

Tutje, kjo gazetë shkruan se armët janë planifikuar për të u blerë menjëherë pas miratimit të ligjit për krijimin e një ushtrie të Kosovës, e cila do të përbëhet nga 5000 ushtarë. /gazetametro

About admin

Check Also

Limaj: Kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta të Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *