Home / Uncategorized / Limaj: Kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta të Albin Kurtit

Limaj: Kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta të Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u ka bërë thirrje që të kenë kujdes në duar të kujt e lënë vendin.

Ai tha se Kosova sot është në një udhëkryq të madh dhe duhet të tregohet kujdes.

Limaj u shpreh se premtimet e liderëve partiakë për ekonominë janë pallavra, derisa tha se qeveria e ardhshme do të krijohet për dialogun me Serbinë.

“Kosova është në një udhëkryq të madh, kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta, kujdes mos e lini Kosovën në duart e njerëzve të cilët rrugës kanë treguar jo qëndrueshmëri, jo devotshmëri. Kujdes mos e lini Kosovën në duart e atyre të cilët e lënë Kosovën vet dhe ikin prej saj. E ju do ta shihini në dy vitet e ardhshme, tri qeveri janë rrëzuar për shkak të dialogut, krejt çka ju flasin për ekonomi janë pallavra dhe qeveria që do të krijohet është për dialog, si mundësi për t’i hapur perspektivë vendit”, tha Limaj.

Bartësi i Listës së Nismës u ka kërkuar qytetarëve të Gjilanit që para se të votojnë të gjykojnë kandidatët të cilët janë për kryeministër, të kaluarën e tyre dhe çka kanë bërë ata për Kosovën.

About admin

Check Also

Ushtria po forcohet Miliona Euro investime: 300 Transporterë Dhe 100 Tanke

Kosova do të blejë 100 tanke, 300 transporter e sistem anti-raketor, përmes një buxheti prej …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *