Home / Uncategorized / Aksioni në Gazimestan e zemëron drejtorin e policisë në Serbi: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë në Kosovë

Aksioni në Gazimestan e zemëron drejtorin e policisë në Serbi: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë në Kosovë

Drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebic, thotë se autoritetet serbe janë të gatshme të ndërhyjnë në Kosovë nëse, siç e quan ai, “do të ndodhë një eksod i popullit serb”.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në hyrje të Gazimistanit ua kanë konfiskuar disa bluza disa të rinjve serb e të cilat konsideroheshin si provokim dhe nxitje të urrejtjes.

Rebic thotë se policia serbe kishte njohuri që Njësia Speciale do të zhvillonte aksione në Gazimestan të Kosovës sot

Ai i tha RTS-së se 24 automjete të blinduara kishin hyrë meherët në mëngjes, gjë që ishte në kundërshtim me rregulloret dhe rezolutat dhe ishte një rast tjetër i frikësimit të serbëve.pyetur se çfarë mund të bëjë Serbia në raste të tilla, Rebic tha se Serbia ishte e gatshme të ndërhynte nëse do të ndodhte një eksod i popullit serb, por ai ishte i bindur që nuk do të ndodhte.

About admin

Check Also

Limaj: Kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta të Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *