Home / Uncategorized / Ambasadori Iranian në Beograd: kurrë s’do e njoh Kosovën Serbinë e kemi vend mik

Ambasadori Iranian në Beograd: kurrë s’do e njoh Kosovën Serbinë e kemi vend mik

E se nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë e tha sot edhe ambasadori iranian në Beograd.

Irani vazhdon të refuzoj njohjen e Kosovës si shtet.

Ambasadori iranian Rashid Hasanpur theksoi se ska njohje se Republika Islamike e konsideron Serbinë si një vend mik dhe se të dyja shtetet, sic u tha, janë respektuese të përpikta të së drejtës dhe normave ndërkombëtare.

Sipa tij. raportet e Teheranit me Beogradin janë të mira dhe pa ndonjë pikë negative.

“Ne e mbështesim integritetin territorial të Serbisë dhe për këtë arsye, nuk e pranojnë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Qëndrimet tona parimore do të mbesin të pandryshueshme”, theksoi Hasanpur për radion “Beograd 1”, përcjellë Klankosova.tv.

Ai shtoi se Serbia gjithmonë tenton që të mos u bashkohet rezolutave kundër Iranit dhe të votojë kundër tyre. Hasanpur ka thënë që planet për mosnjohje të Kosovës do t’i konfirmohen personalisht edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë një vizite që ky pritet ta bëjë në Teheran, për cfarë janë duke punuar përfaqësuesit e dy vendeve

About admin

Check Also

Limaj: Kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta të Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *