Home / Uncategorized / E konfirmon Pacolli: Vjosa Osmani i refuzoi vaksinat që na u ofruan nga Turqia

E konfirmon Pacolli: Vjosa Osmani i refuzoi vaksinat që na u ofruan nga Turqia

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se Turqia ka ofruar vaksina antiCOVID vendit tonë, por sipas tij, ato janë refuzuar nga presidentja Vjosa Osmani.

“Unë e di se Turqia na ka ofruar vaksina kineze, por ato janë refuzuar nga Presidentja Osmani duke thënë se ne duam vetëm ‘Pfizer’”, tha Pacolli.

“Unë nuk kam pasur mundësi të qëndroj duarkryq, unë i kam shkruar Kurtit pasi që vendimi për ardhjen e një vaksine duhet të bëhet direkt nga Qeveria e një shteti. Unë i kam treguar se kam kontakte dhe mund të ofroj një ndërlidhje më të shpejtë mes Qeverisë dhe kompanisë në fjalë, kontaktin ma ka ofruar personalisht Edi Rama dhe kam udhëtuar e jam takuar me krerët e kompanisë.”

Ai ka thënë se mund të ketë ndikim në kompaninë në fjalë, për t’i siguruar rreth 500 mijë vaksina.

Pacolli deklaroi në Klan Kosova se oferta e tij ndaj kreut të ekzekutivit siç duket nuk do të pranohet, pasi sipas tij, ai Kurtin e ka kontaktuar para dy apo tri javëve dhe deri më tani do të mund të siguronte një kontigjent prej 100 mijë vaksinave si fillim

About admin

Check Also

Limaj: Kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta të Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *