Home / Uncategorized / Njësitet e FSK nga sot janë certifikuar për ta mbrojtur edhe territorin e Kosovës

Njësitet e FSK nga sot janë certifikuar për ta mbrojtur edhe territorin e Kosovës

Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media ka njoftuar se FSK’ja ka realizuar stervitjen e ushtarëve për certifikimin e tyre në mbrojtjen e vendit.

Në poligonin e stërvitjeve kolektive taktike të FSK-së u realizua Stërvitja fushore “ Ujku Alfa-1” me demonstrimin stërvitor pesëditor të shkathtësive operuese të njësiteve të Komandës së Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore për validimin (certifikimin) e tyre në detyrat e mbrojtjes territoriale. Në këtë ngjarje të veçantë, morën pjesë ministri i Mbrojtjes, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant dhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade dhe oficerë tjerë të lartë të FSK-së.Ata u pritën nga komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, nënkolonel i cili me stafin e tij njoftuan lidhur me aktivitetet e zhvilluara në stërvitjen përkatëse, të arriturat, sfidat dhe qëllimin final të saj”, thuhet në komunikatë.

About admin

Check Also

Limaj: Kujdes mos e lini Kosovën në duar të pasigurta të Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot qytetarët e Gjilanit, të cilëve u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *